Arsenal shpëton në sekondat e fundit, Espanyol bën detyrën ndaj Cadiz

Arsenal ka arritur një barazim 2-2 me Crystal Palace vetëm në minutat e fundit. Ekipi i Artetas e pa veten në avantazh që në minutat e para të takimit pas një goli të Pierre-Emerick Aubameyang. Pas shënimit të golit, të dyja ekipet patën raste të pastërta shënimi por pa mundur dot ta çonin përsëri topin në rrjetë në pjesën e parë.

E kundërta ndodhi në pjesën e dytë me miqtë që u hodhën në sulmë për të përmbysur rezultatin. Ata e gjetën golin e barazimit pak minuta pas fillimit të pjesës nëpërmjet sulmuesit të tyre kryesor, Christian Benteke. Ndërkohë, avantazhi për miqtë erdhi nga Edouard. Një vrapim i shpejtë në zonë, dhe një goditje që preku tranversën dhe më pas u fut brenda e shtangu portierin e Arsenalit duke e çuar rezultatin në 2-1.

Megjithatë, Topçinjtë nuk u dorzuan në asnjë moment duke u hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit. Goli erdhi vetëm në minutën e fundit nga sulmuesi francez Alexandre Lacazette që shënoi pak para se arbitri t’i frynte bilbilit përfundimisht.

Kështu, Arsenal ka ndarë një pikë me Crystal Palace në një ndeshje të shpëtuar nga Arteta vetëm në sekondat e fundit.

Në La Liga, Espanyol ka likujduar Cadiz me rezultatin 2-0. Ekipi i Moreno nuk e diskutoi në asnjë moment fitoren. Goli i parë erdhi nga sulmuesi që mbanë numrin 11 në shpinë, de Tomas në fundin e pjesës së parë. Për të dyfishuar rezultatin mendoi Melamed që me një goditje të bukur e çoi topin në krahun e majtë duke e bërë të pa mundur pritjen e portierit.

Në ndeshjen tjetër në La Liga, Betisit i ka mjaftuar një gol i Inglesias në minutat e fundit të takimit për të marrë tre pikët. Ekipi i Pellegrinit mundi me rezultat minimal 1-0 ekipin e Alaves në shtëpinë e këtyre të fundit. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE- JAVA E 8-TË
ARSENAL-CRYSTAL PALACE 2-2
Shënues:
Aubameyang 8’, Lacazette 90+5’ / Benteke 50’, Edouard 73’

 LA LIGA JAVA E 9-TË
ALAVES-BETIS 0-1
Shënues:
Iglesias 89’

ESPANYOL-CADIZ 2-0
Shënues:
De Tomas 45+1’, Melamed 65’