Arsenali blindon sulmin, “Topçinjtë” zgjasin bashkëpunimin me brazilianin

Padyshim që Gabriel Martinelli ka qenë një nga pikat kyçe te ky Arsenal i cili po mahnit anë e mbanë botës. Kjo ka bërë që “Topçinjtë”, të mendojnë lidhur me të ardhmen e sulmuesit brazilian.

21-vjeçari ka rinovuar kontratën me Arsenal, me të cilët do të jetë i lidhur deri në vitin 2027. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi londinez përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Më pëlqen gjithçka rreth Arsenalit. Unë e dua qytetin, i dua shokët e skuadrës, i dua tifozët, e dua klubin dhe do të bëj më të mirën time.” – këto ishin fjalët e para të Martinellit pas rinovimit të kontratës. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Twitter