Arsenali “çmonton” në derbi “Spurs”-at, Wolves “kafshojnë” Shenjtorët e Brojës

Derbi i Londrës i takon Arsenalit, ndërsa në duelin tjetër të Premier League Wolverhampton mposhti 1-0 skuadrën e Southampton. “Topçinjtë” thelluan krizën e Tottenham, me një fitore me shifrat 3-1, që marrin fitoren e tretë radhazi.

Për rreth 20 minuta Arsenali e zgjidhi ndeshjen, duke shënuar tre herë në portën e rivalëve të qytetit. Smith Roëe zhbllokoi ndeshjen, ndërsa më pas shënuan edhe Aubameyang dhe Saka.

Tronditje e madhe për Tottenham, që e kishte të vështirë të reagonte. Son Heung-Min shënoi për ta 10 minuta nga fundi, por ishte një gol që më së shumti vlen vetëm për lojtarin.

Southampton e ka nisur keq kampionatin dhe sot janë mposhtur nga Wolverhampton me rezultatin minimal 0-1. Raul Jimenez ishte autori i golit të fitores për “Ujqit”, që shkojnë në kuotën e 6 pikëve. Në fushë për “Shenjtorët” ishte edhe Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 61-të.

PREMIER LEAGUE – JAVA 6
Southampton-Wolverhampton
Shënues:
Jimenez 61’

Arsenal-Tottenham 3-1
Shënues:
Smith Rowe 12’, Aubameyang 27’, Saka 34’/ Son Heung-Min 79’

/ oversport.tv