Arsenali eliminohet me turp nga FA Cup, e mposht ekipi i Championship

Ka mbaruar në fazën 1/32 aventura e Arsenal në FA Cup. Ekipi i Mikel Arteta është surprizuar nga ekipi i një kategorie më poshtë, Nottinham Forest. Modestët e Championship fituan me rezultatin minimal, 1-0.

Edhe pse kishin kontrollin e topit për shumicën e kohës, Arsenal nuk ia doli dot të regjistronte asnjë goditje në kuadrat. Ndërkohë që Nottingham ia doli të çonte topin në rrjetë.

Ishte Grabban që realizoi në minutën e 83 duke e ngritur në peshë stadiumin. Nga ana tjetër, Arsenali ishte i pafuqishëm për të reaguar në minutat e mbetura duke e lënë rezultatin final në 1-0.

Kështu, një humbje e turpshme për Arsenalit që eliminohet nga FA Cup nga ekipi i Championship.

FA CUP – Faza 1/32
Nottingham-Arsenal 1-0
Shënues:
Grabban 83’