Arsenali kërkon sulmues, Morata një nga të preferuarit e Artetas

Alvaro Morata u bë sërish një lojtar i Atletico Madrid në 16 qershor, sepse Juventusi nuk pagoi 35 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit.

Spanjolli u rikthye në Madrid, por vazhdon të mos jetë në planet e teknikut Diego Simeone, që është i gatshëm ta shesë nëse vjen oferta e duhur.

Sipas “The Mirror”, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka vendosur sulmuesin në vendet e para të listës së preferencave për të përforcuar sulmin e “topçinjve”, që synojnë të rikthehen në Champions.

Londinezët duhet të zëvendësojnë Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, për më tepër Morata është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri. / Oversport.tv