Arsenali nuk zhgënjen në start, fiton derbin ndaj Crystal Palace

Arsenali ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, pasi ka mposhtur 2-0 në transfertë Crystal Palace në ndeshjen hapëse të kampionatit anglez.

“Topçinjtë” dominojnë pjesën e parë dhe kalojnë në avantazh falë një goli të shënuar nga Gabriel Martinelli.

Vendasit reagojnë në pjesën e dytë dhe I afrohen në disa raste golit të barazimit.  Një autogol I Guehi 5 minuta nga fundi I takimit, qetëson Arsenalin dhe vulos përfundimisht fatin e kësaj sfide derbi. /Oversport.tv

Foto: Arsenal Twitter