Arsenali rigjen fitoren, Mainz zhvlerëson me “poker” golin e Zeqirit

Arsenali është rikthyer të fitoret, pas dy barazimeve. “Topçinjtë” likuiduan me rezultatin 3-1 skuadrën e Aston Villa dhe morën tre pikë me vlera. Partey ishte ai që e hapi ndeshjen, ndërsa Aubameyang dyfishoi në shtesën e pjesës së parë.

Arsenali e nisi mirë edhe pjesën e dytë. Talenti Smith Row i çoi shifrat në 3-0, ndërsa Ramsey realizoi në fund golin e vetëm për Aston Villa.

Po sot u luajt edhe në LaLiga e Bundesliga. Osasuna-Granada u mbyll në barazim 1-1, kurse Mainz triumfoi me “poker”.

Kundërshtari i tyre ishte Augsburg, që shënoi vetëm një gol me anë të sulmuesit shqiptar, Andi Zeqiri.

Onisiëo dhe Bell realizuan për Mainz në çerek-orën e parë të ndeshjes, për t’i lënë më pas radhën Burkardt, autor i dy golave.

ARSENAL 3-1 ASTON VILLA
Shënues:
Partey 23’, Aubameyang 45+6’, Smith Rowe 56’ / Ramsey 82’

MAINZ 4-1 AUGSBURG
Shënues:
Onisiëo 10’, Bell 15’, Burkardt 26’, 71’ / Zeqiri 69’

OSASUNA 1-1 GRANADA
Shënues:
Avila 45’ / Montoro 90’

/ oversport.tv