Arsenali vazhdon të shkëlqejë, “topçinjtë” ngjiten të vetëm në krye të renditjes

Arsenali vazhdon të shkëlqejë në këtë start të sezonit në Premier League dhe merr fitoren e radhës në kampionat përballë Bournemouth. “Topçinjtë” fitojnë lehtësisht në transfertë 3-0 dhe pas këtij suksesi ngjiten të vetëm në krye të renditjes.

Norvegjezi Martin Odegaard ka shënuar një dygolësh në pjesën e parë, ndërsa Saliba ka shënuar golin e tretë për londinezët në pjesën e dytë.

Tottenham ka mposhtur minimalisht Wolves 1-0 falë një goli të kapitenit Kane, ndërsa Crystal Palace ka mposhtur 3-1 në shtëpi Aston Villën.

Southampton ka fituar në shtëpinë e Leicester 1-2, Fulham mposht 3-2 Brentford, ndërsa sfida mes Evertonit dhe Nottingham është mbyllur në barazim 1-1. / Oversport.tv

Foto: Arsenal Twitter