Arsene Wenger është drejtori i zhvillimit të futbollit në FIFA dhe e ka marrë shumë seriozisht punën e tij.
Në fakt tekniku po çon përpara që projekt të rëndësishëm: synon të ristrukturojë kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare për t’i ofruar publikut një Kupë Bote çdo dy vjet dhe një turne kontinental (Kampionat Europian, Kupë e Amerikës, Kupë e Afrikës etj) çdo dy vjet.
Këtë projekt ai e ka shpjeguar për L’Equipe: “E reja e madhe, filllimisht do të jetë rigrupimi i ndeshjeve kualifikuese në 2 periudha ndërkombëtare, në tetor dhe në mars. Për të ndihmuar klubet dhe për të krijuar sa më pak probleme për skuadrat kombëtare.
Ideja është që të ulet numri i ndeshjeve kualifikuese, t’i rigrupojmë dhe në fund të propozojmë një Kupë Bote dhe një turne kontinental çdo dy vjet”. /Oversport.tv