Arteta e vlerëson shumë, Arsenal kërkon të rikthejë Brojën në Londër

Arsenali po vëzhgon me kujdes Armando Brojën, që është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së “topçinjve” në verën e ardhshme, shkruan “football.london”.

Londinezët nuk arritën që të bënin një përforcim në sulm gjatë merkatos së janarit, ndonëse insistuan për Dusan Vlahovic, që zgjodhi të shkojë tek Juventusi.

Pierre-Emerick Aubameyang u largua nga klubi me konsensus, ndërsa Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah flitet se nuk do të rinovojnë kontratat respektive që skadojnë në fund të sezonit.

20-vjeçari shqiptar po shkëlqen me Southamptonin këtë sezon, ku është huazuar nga Chelsea. Broja ka shënuar 7 gola në të gjitha kompeticionet për “shenjtorët” dhe është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta. / Oversport.tv