Arteta ”i shkel syrin” mesfushorit të rivalëve, Chelsea nuk dëshiron ta largojë

Kante sapo është kthyer nga dëmtimi, por adhuruesit e mesfushorit francez janë gjithmonë të pranishëm. Pas interesimit të PSG dhe Barcelonës duket se klubi i rradhës i interesuar është Arsenal.

Mikel Arteta i pëlqen shumë tiparet dhe karakteristikat e Kantes dhe duket se interesimi për mesfushorin e ‘Bluve të Londrës’ është serioz. Arsenali e ka tentuar transferimin e lojtarit që në merkaton e Janarit, por për shkak të gjendjes fizike të tij ata nuk e finalizuan dot kalimin e tij nga rivalët e Chelsea. Klubi i Chelsea-t mendon t’i kërkojë rinovimin lojtarit pavarësisht interesimit të klubeve të tjera.

Në rast transferimi tek ‘Topçinjtë’, Kante do të gjente aty ish-shokun e skuadrës dhe të repartit gjithashtu, Jorginhon i cili u transferua në Janar nga Chelsea për shumën e 12 milionë paundëve. Një luftë e madhe në merkato për 32 vjeçarin francez pasi do ishtë një afrim me kualitet për këdo duke marrë parasysh që është dhe lojtar i lirë në fund të sezonit. /oversport.tv

Foto: N’Golo Kante, Facebook