Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta foli në konferencën e zakonshme për në prag të sfidës kundër Liverpoolit. Gjatë fjalës së tij, ai i thuri elozhe trajnerit Klopp dhe ndër të tjera tha se e ka çuar Liverpoolin në pikën më të lartë të historisë së tij.
“Është e vështirë të gjykosh vetëm këtë sezon për shkak të asaj që ata kanë bërë vitet e fundit. Mendoj se Klopp dhe stafi i tij kanë arritur ta sjellin klubin në nivelin më të lartë në historinë e tyre.
Megjithatë, për ta mbajtur në atë nivel, është gjëja më e vështirë për t’u bërë. Mendoj se kohezioni dhe energjia që ata kanë krijuar është diçka e veçantë. Klopp e ka bërë këtë edhe në klube të tjera ku ka qenë. Është një talent që ka”. /oversport.tv