Arteta: Nuk kishim asnjë shans ndaj Cityt, gjithçka mund të ndodhë

Manchester City triumfoi ndaj kryesuesve të përkohshëm të Premier League, Arsenalit me rezultatin 4-1. Momentalisht, “citizens” gjenden një vend më poshtë se “topçinjtë” me dy pikë më pak, por skuadra e Guardiolas ka dy ndeshje më shumë për të luajtur.

Në përfundimin e këtij takimi, tekniku i londinezëve Mikel Areta komentoi humbjen e skuadrës së tij. “Manchester City ishte më i mirë se ne gjatë gjithë ndeshjes. Nuk kemi pasur kurrë një shans për të fituar këtë takim, duhet të jemi kokulur dhe ta pranojmë këtë humbje.

Kanë mbetur edhe 5 ndeshje përpara. Kam jetuar në Anglli për shumë vite dhe e di që gjithçka mund të ndodhë ende në këtë kampionat.” – u shpreh Arteta pas ndeshjes. /oversport.tv

Foto: Arsenal, Facebook