Sezoni që lamë pas, ishte katastrofik për Arthur Melo i cili ishte i huazuar tek Liverpool. Mesfushori brazilian pësoi një dëmtim dhe nuk arriti të debutojë asnjëherë në Premier League, por vetëm disa minuta në Champions dhe në FA Cup.
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, 26-vjeçari ka folur për sa i përket të ardhmes së tij dhe nëse ai do të qëndrojë te Juventusi. “Në parim, do të kthehem në Torino, por merkatoja është shumë e gjatë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë.
Mund të ketë gjëra interesante për mua dhe për Juventusin. Unë kam një kontratë me bardhezinjtë dhe e respektoj atë, por do të shohim. Për sa i përket të ardhmes, e shoh veten shumë mirë nëse luaj në LaLiga.” – u shpreh Arthur Melo. /oversport.tv