Arthur: Për kombëtaren duhet vazhdimësi, Tite? I jashtëzakonshëm

“Për t’u thirrur në kombëtare duhet vazhdimësi, ditë pas dite”. Kjo është ajo që kërkon edhe mesfushori i Juventusit, Arthur. Ai e deklaroi këtë gjatë një intervistë për TNT Sports Brasil. Ai u ndal gjatë tek thirrja e tij në kombëtare, dhe dëshirën që ka për të qenë në Kupën e Botës.

“Për t’u thirrur në kombëtare duhet vazhdimësi, ditë pas dite. Kjo është mënyra e vetme për të fituar një vend në ekipin kombëtar. Është një “çelës” që e kam kërkuar shumë.

Fillimisht duhet të tregosh veten në klubin tënd që të thirresh nga Tite dhe më pas të synosh për një vend në Kupën e Botës. Ndihem mirë që kam një vend në kombëtare”.

TITE- “Ai është një trajner që punon shumë në fushë. Feston dhe vuan me lojtarët. Është një trajner i jashtëzakonshëm”. /oversport.tv