Arthur tek Arsenali, Juventusi e gjen zëvendësuesin te Chelsea

Juventusi po lëviz në merkato. Bardhezinjtë pritet të lënë në huazim tek Arsenali mesfushorin Arthur Melo, i cili shikohet i tepër në ekip.

Klubi nga Torino ka piketuar një pasues për të, që luan po në Londër. Bëhet fjalë për mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek.

Mesfushori 25-vjeccar vjet ishte në huazim te Fulham, ndërsa këtë sezon ka luajtur me londinezët 12 ndeshje (7 titullar) në kampionat. / oversport.tv