As 7 fitoret në 7 javë nuk e shpëtojnë, Spalletit i vjedhin makinën

Luciano Spalleti, edhe pse po drejton me sukses Napolin dhe në 7 javët e para të kampionatit ka marrë 21 pikë, nuk u shpëton dot hajdutëve.

Tekniku i “Axurrëve” ka zbuluar mëngjesin e sotëm se në mbrëmje makinën e tij Panda e kanë vjedhur para hoteli ku ai banon.

Ndryshe nga zakonisht Spalleti nuk e kishte futur në garazh makinën, por e kishte parkuar jashtë dhe gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

Prej tyre mund të zbulohen autorët e këtij akti kriminal. Dy ditë më parë, sikurse shkruan Gazzetta dello Sport, të njëjtin fat ka pasur edhe partnerja e Diego Demme. / oversport.tv