Steve Bruce kërkoi këshillën e ish-trajnerit të tij, Sir Alex Ferguson për të ardhmen e tij tek skuadra e Newcastle. Bruce ka qenë kapiteni i Fergusonit tek Manchester United dhe të dy gëzojnë një respekt dhe miqësi të madhe edhe pas kaq shumë vitesh.
Gjatë kohës që po përflitej largimi i tij nga pankina e Newcastle, pas ardhjes së pronarëve të rinj, Bruce i kërkoi këshilla Fergusonit për të kaluar këtë situatë të vështirë. Skocezi gjithmonë ka qenë një figurë me peshë në Shoqatën e Trajnerëve dhe e këshilloi ish-lojtarin e tij, që duhet të qëndronte dhe të përballej me këtë moment të vështirë.
Bruce vendosi të qëndrojë, por u shkarkua të enjten e kaluar nga pronarët e rinj të klubit. Pas largimit, tekniku njoftoi se donte që të kalonte kohë me familjen e tij dhe se do të qëndronte disa kohë, ndoshta edhe përgjithmonë larg trajnimit. /Oversport.tv