As Nets nuk mund ta ndalin Golden State, Clippers e Jazz bëjnë detyrën

Golden State Warriors kanë treguar forcën kundër Brooklyn Nets, një prej skuadrave më të forta këtë sezon. Stephen Curry ka qenë fenomenal në fitoren e arritur me rezultatin 117-99.

Ylli i NBA ishte autori i 37 pikëve, ndërkohë që regjistroi edhe 5 asiste e 7 rebounde. Warriors ishin fantastikë në periodën e dytë dhe të tretë, kur realizuan 25 pikë më shumë se Nets dhe krijuan distancën e sigurisë.

James Harden (24 pikë) dhe Kevin Durant (19 pikë) nuk mundën të bëjnë diçka për t’ia ndryshuar fatet kësaj ndeshjeje dhe Warriors morën fitoren e 12-të dhe kryesojnë në Konferencën e Perëndimit.

Utah Jazz nuk e ka vënë në diskutim duelin me Philadelphia 76ers, që e fitoi me rezultatin 120-85 duke dominuar në çdo periodë të lojës. Bojan Bodganovic shënoi 27 pikë, kurse Rudy Gobert realizoi 15 pikë e spikati me 17 rebounds.

Los Angeles Clippers ndërkohë kaluan me sukses San Antonio Spurs, me shifrat 106-92. Paul George ishte lideri i skuadrës së tij, me 34 pikë, 4 asiste e 9 rebound. Reggie Jackson ra në sy me 21 pikë, kurse nga ana tjetër Dejounte Murray për një asist desh regjistroi “triple-double” (26 pikë, 9 asiste dhe 12 rebound). / oversport.tv