Asambleja, Ligat Europiane kundër FIFA-s: Botërori çdo 2 vite dëmton kampionatet!

Ligat Europiane janë kundër planit të FIFA për zhvillimin e Kupës së Botës çdo 2 vite dhe sot në Milano është zhvilluar edhe një mbledhje.

Pjesë e shoqatës së Ligave Europiane janë edhe Serie A, Premier League dhe LaLiga, që mbajnë të njëjtin qëndrim në lidhje me planin e FIFA-s.

CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo, ka deklaruar mes të tjerash: “Si Lega Serie A jemi në një linjë me të gjitha ligat e tjera europiane. Kërkojmë që të mos ketë asnjë ndryshim në kalendarin aktual.

Kupa e Botës dhe Kampionati Europian duhet të zhvillohen çdo 4 vite. Me e refuzojmë plotësisht propozimin e FIFA-s, pasi dëmton garat kombëtare”. / oversport.tv