Roma ka marrë lajme të mira nga infermieria, pasi Gianluca Mancini dhe Tammy Abraham kanë bërë testet instrumentale dhe kanë mësuar më shumë për dëmtimet e tyre.
Qendërmbrojtësi nuk ka asnjë problem muskulor. Grafia ka nxjerrë që bëhet fjalë vetëm për një goditje dhe do të humbasë vetëm ndeshjen e kampionatit kundër Salernitana.
Mancini do të jetë i gatshëm për duelin e kthimit në Conference League, ndaj Bogo/Glimt. Edhe për Tammy Abraham ka lajme të mira dhe pritet që të jetë gati shpejt, por nuk ka një afat të saktë ende. / oversport.tv
Foto: AS Roma, Facebook