Askush si Milani në transfertë, kuqezinjtë kanë fituar më shumë larg “San Siros”

Lufta për titullin kampion në Serie A është më e hapur se kurrë, por Milani vazhdon të ketë një avantazh prej 2 pikësh ndaj rivalëve të Interit, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit.

Kuqezinjtë do të luajnë 2 ndeshje në transfertë dhe një në shtëpi në këto javë të mbetura, ndërsa ziklatërit 2 sfida në shtëpi dhe një në transfertë.

Faktori fushë është një element shumë i rëndësishëm, por duket se skuadra e Piolit nuk do t’ia dijë për efektin “San Siro”, pasi ka fituar më shumë pikë se kushdo larg shtëpisë.

Milani këtë sezon ka grumbulluar më shumë pikë larg “San Siros” sesa para tifozëve të vet. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 40 pikë në transfertë në 17 ndeshje të luajtura dhe 37 pikë në shtëpi në 18 ndeshje të luajtura. / Oversport.tv