Askush si Robert Lewandowski në Champions League, çfarë rekordi i polakut!

Cristiano Ronaldo u fut mbrëmjen e djeshme në historinë e Champions League, si lojtari me më shumë ndeshje, 178, në këtë kompeticion, ndërkohë që diçka unike ka realizuar edhe Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak, autor i dy golave me fanellën e Bayern Munich në ndeshjen e djeshme kundër Dynamo Kyiv, është i vetmi lojtar që në Champions League ka marrë 18 fitore radhazi.

Dy prej tyre i ka marrë këtë sezon, kurse vjet ka fituar 6 duele dhe në të tjerat ka munguar për shkak dëmtimi.

Dy sezone më parë, që Bayern Munich e fitoi Champions League, Lewandowski ishte në fushë në 10 ndeshje dhe në të gjitha kampionët e Gjermanisë fituan. / oversport.tv