ASL bllokon Udinesen, klubi: Të shtyhen ndeshjet ndaj Fiorentinës dhe Atalantës

Pas Torinos edhe Udinese është ndaluar nga autoritetet lokale për të zhvilluar ndeshjen e nesërme. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi friulian nëpërmjet një komunikate zyrtare ku tregonte se ASL Udine vendosi të bllokonte çdo lëvizje të ekipit.

Në komunikatë shkruhej gjithashtu se autoritetet lokale e kanë detyruar ekipin të izolohet nga data 5 deri në 9 janar. Si rrjedhojë, Udinese nuk do të jetë në gjendje të luaj kundër Fiorentinës ditën e nesërme dhe Atalantës në fundjavë.

Kështu, klubi ka pranuar kushtet e vendosura nga ASL dhe i ka kërkuar Lega Serie A që të shtyhen dy ndeshjet e ardhshme ndaj Fiorentinës dhe Atalantës. Megjithatë, ende nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga Lega për sa i përket bllokimeve të fundit. /oversport.tv