Asllani: I lumtur për golin, por gjëja më e rëndësishme është fitorja

Shqipëria arriti të triumfonte përballë Armenisë me rezultatin 2-0, ndërsa goli i dytë u realizua nga Krisjtan Asllani. Pikërisht mesfushori i Interit u shfaq i lumtur para mediave, jo vetëm për golin, por edhe për rezultatin që mori Kombëtarja jonë.

“Jam i lumtur për golin e shënuar, është goli im i parë. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja sepse kishim kohë pa fituar. Jam i lumtur për minutat e luajtura sepse luajta 90 minuta, çka nuk jam aktivizuar shumë këto kohë.

Është normal që vij këtu dhe dua shumë që të luaj. Zgjedhjet megjithatë i bën trajneri. Unë vij këtu dhe dua të jap më të mirën, jam shumë i lumtur”, u shpreh Asllani për televizionin Klan. /oversport.tv