Asllani në qendër të merkatos, Andreazzoli: Ka cilësi të mëdha, por duhet të piqet

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Salernitanës, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli ka folur edhe për shqiptarin Kristjan Asllani, mesfushorin e talentuar që pëlqehet nga shumë klube, mes të cilëve spikat Interi.

“Djali ka nevojë që të konsolidohet. Nuk thuhet kot që të rinjtë duhen mbështetur, duhet ti japim kohë për tu sistemuar. Ai ka nevojë akoma që të përmirësohet dhe duhet kohë. Asllani ka nevojë që të piqet dhe duhet të tregohemi të duruar.

Aktualisht është shpejt të flasësh për një rol, në Milano luajti si mesfushor dhe bëri thuajse 13 kilometra. Ka cilësi të mëdha, mund të luaj kudo. Nëse ke cilësi fizike, teknike dhe morale nuk ke problem që të luash në mesfushë”, ka thënë trajneri i Empolit. / Oversport.tv