Asnjë gjuajtje drejt portës, rekordi negativ i Vlahovic në sfidën ndaj Spezias

Dusan Vlahovic zhvilloi një fazë të parë perfekte me Fiorentinën, duke shënuar 17 gola në Serie A.

Sulmuesi serb u transferua tek Juventusi gjatë merkatos së janarit dhe nisi shumë mirë aventurën e tij tek skuadra bardhezi, duke shënuar në debutimin kundër Veronës.

Bomberi shënoi edhe dy gola të tjerë në kampionat si dhe në debutimin në Champions kundër Villarealit, duke treguar se është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën e Allegrit.

Por në sfidën e sotme kundër Spezia, Vlahovic ka vendosur një rekord negativ. Serbi nuk ka goditur asnjëherë në drejtim të portës gjatë kësaj ndeshjeje.

Për herë të parë në këtë sezon (pas 26 ndeshjes) Vlahovic nuk arrin të godasë në drejtim të portës kundërshtare. / Oversport.tv