Asnjë klub nuk po e blen, Interit i “mbetet në derë” mbrojtësi

Valentino Lazaro vazhdon të mbetet një problem për Interin. Mbrojtësi austriak është aktualisht në huazim te Benfica, por klubi nuk po planifikon që të shpenzojë para për të blerë kartonin e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë agjenti i tij Max Hagmayr.

Përgjatë një interivste për A Bola, agjenti i lojtarit pranoi gjithçka. “A do të largohet nga Benfica? Për momentin do të ndodhët kështu. Ne nuk duam që ai të kthehet në një lojtar që jepet gjithmonë në huazim”, tha ndër të tjera Hagmayr.

Lazaro u ble nga Interi në vitin 2019 për 22 milionë euro, por me paraqitjet e tij në Milano nuk ia doli të bindte askënd. Për rrjedhojë, zikaltrit fillimisht e huazuan te Neëcastle e më pas te Borussia Monchengladbach. Megjithatë, asnjë nga këto dy klube nuk e bleu, njësoj siç po bën tashmë Benfica. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook