Asnjë si Benzema, francezi që ka fituar më shumë trofe në histori

Pas suksesit të djeshëm kundër Espanyol, që certifikoi titullin e 35-të për Realin e Madridit në LaLiga, Karim Benzema konsolidon pozicionin e tij në krye të lojtarëve francezë që kanë fituar më shumë trofe.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka fituar 29 trofe në karrierë dhe asnjë lojtar tjetër francez nuk ka fituar më shumë se ai në të gjithë historinë.

Në vendin e dytë të kësaj renditjeje qëndron Coman me 26 trofe të fituara, ndërsa podiumin e mbyllin Bixente Lizarazu dhe Franck Ribéry, secili me nga 24 trofe të fituara. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter