Asnjë surprizë në Kupën e Shqipërisë, Dinamo-Tirana supersfida e turit të dytë

Nuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë. Dinamo ka mposhtur 2-0 Erzenin dhe kualifikohet në turin e dytëm, ku do të përballet me Tiranën në derbi. Kjo do të jetë sfida më e bukur e këtij turi.

Blutë shënuan dy gola të shpejtë me Sidibe dhe Ibrahimin, duke eliminuar kështu skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede. Bylisi është kualifikuar gjithashtu, pasi e kishte formalitet ndeshjen e dytë me Orikun.

Ballshiotët shënuan katër herë në portën e vlonjatëve. Kualifikohet edhe Tomori, me barazim 0-0 në duelin e dytë me Lushnjën dhe ndeshet me Laçin në turin tjetër.

Besëlidhja rigjen Partizanin, pasi mposhti Burrelin 3-2 dhe kualifikohet. Jaku ishte protagonist me dy gola. Më poshtë ju sjellim rezultatet e ndeshjeve dhe çiftet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I PARË

Dinamo-Erzeni 2-0 (0-1)
Shënues:
Sidibe 3’, Ibraimi 8’

Burreli-Besëlidhja 2-4 (0-0)
Shënues:
Koleci 80’, 83’ / Jeremic 43’, Jaku 55’, 70’, Marku 90′

Bylisi-Oriku 4-0 (2-1)
Shënues:
Osmanaj 2’, 36’, Alinani 80’, Spahiu 82’

Tomori-Lushnja 0-0 (3-0)

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A
Korabi-Teuta
Partizani-Besëlidhja
Tirana-Dinamo
Skënderbeu-Bylisi

GRUPI B
Pogradeci-Vllaznia
Laçi-Tomori
Kastrioti-Flamurtari
Kukësi-Egnatia

/ oversport.tv