Asnjë surprizë: Vllaznia përmbys Labërinë, goleada të Laçit e Kukësit

Vllaznia, Laçi, Kukësi, Kastrioti dhe Egnatia kanë kaluar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, duke evituar çdo surprizë të mundshme. Shkodranët e kishin humbur ndeshjen e parë në transfertë, por sot bënë detyrën dhe triumfuan me rezultatin 4-0.

Më te njëjtat shifra Laçi ka mundur Butrintin, ndërsa Kukësi Maliqin. Kastrioti gjithashtu ka fituar kundër Elbasanit, po 2-0 si në duelin e parë dhe është kualifikuar. Egnatia ka vuajtur disi, pasi ka triumfuar 1-0 vetëm në fund kundër Turbinës.

Në turin e dytë ka kaluar edhe Pogradeci, pasi mposhti 2-0 Besën dhe zhvlerësoi humbjen në ndeshjen e parë. Apolonia-Flamurtari është e vetmja ndeshje që ka shkuar në shtesë, pasi 90 minutat e kësaj ndeshje përfunduan 1-1 dhe vlonjatët triumfuan me penallti 6-5.

KUPA E SHQIPËRISË – TUTI I PARË (GRUPI B)

Vllaznia-Labëria 4-0 (1-2)
Shënues:
Djurdjevic 26’, Aralica 79’, Mustedanagic 80’, Heric 89’

Laçi-Butrinti 4-0 (1-1)
Shënues:
Guindo 20’, Deliu 72’, Ziko 86’, Prengaj 90’

Kukësi-Maliqi 4-0 (0-0)
Shënues:
Daci 45’, Krnic 56’, Gavazaj 71’, Sula 90’

Kastrioti-Elbasani 2-0 (2-0)
Shënues:
Ajazi 60’, Neziri 90’

Egnatia-Turbina 1-0 (1-1)
Shënues:
Timis Bardis 90’

Pogradeci-Besa 2-0 (0-1)
Shënues:
Laçka 57’, Muçllari 88’

*Apolonia-Flamurtari 1-1 (1-1)
Shënues:
Omeri 31’ / Gocaj (pen.) 49’

E enjte, më 14 tetor ora 13:30
Tomori-Lushnja (3-0)

/ oversport.tv