“Asnjë tratativë mes Messit dhe Inter Miamit”, vjen përgjënjeshtrimi i lajmit

Lajmi se Lionel Messi do të transferohet në MLS te Inter Miami ka bërë bujë në të gjitha mediat, por të gjitha thashethemet janë heshtur nga një prej agjentëve të “Pleshtit”, Marcelo Mendez. Përgjatë një interviste dhënë për CNN, Mendez përgënjeshtroi gjithçka duke i konsideruar spekulimet si të pabaza.

“Gjithçka është gënjeshtër, është një lajm i rremë. Nuk ka asnjë tratativë që Lionel Messi të bashkohet me Inter Miamin në sezonin e ardhshëm”, tha Mendez i cili nuk lë asnjë vend për diskutim për të ardhmen e “Pleshtit”.

Edhe vetë Messi ka thënë se për të ardhmen do të marrë një vendim në fundin e sezonit. Kontrata e Messit skadon në fundin e këtij sezoni me PSG, dhe prej janarit ylli argjentinas është i lirë të negociojë me çdo ekip që dëshiron. /oversport.tv