“Ata gënjejnë më shumë se Putin”, Javier Tebas kapet keq me Andrea Agnellin

Javier Tebas, presidenti i LaLiga, është bërë protagonist në “Business of Football Summit” të organizuar nga Financial Times. Në sallën ku po organizohej aktiviteti ka pasur tension.

Tebas ka bërtitur kundër presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili së bashku me presidentët e Real Madrid dhe Barcelona ende mendojnë për krijimin e Super League.

“Ata gënjejnë më shumë se Putini”, ishin fjalët e Tebas, sikurse shkruan gazetari i Financial Times, Arash Massoudi.

“Ne në ligat kombëtare duhet të jemi idiotë, pasi të gjithë jemi kundër Super League. Ndihem i poshtëruar nga ideja për të ringjallur këtë projekt”, tha Tebas mes tjerash më pas.

Më parë në lidhje me Super League kishte folur edhe presidenti i UEFA, Alekseander Ceferin: “Klubet janë të lira të krijojnë turneun e tyre, por mos të presin të konkurrojnë në aktivitetet e UEFA-s. Ata përdorën një pandemi, tani përdorin një luftë”. / oversport.tv

Foto: LaLiga, Facebook