Atalanta vazhdon të konfirmojë startin e mirë të sezonit dhe arrin të mposhtë në javën e 10-të Sassuolon. Bergamaskët triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1 në shtëpi falë golave të Pasalic dhe Lookman.
Ndeshja nis mirë për vendasit që rrezikojnë menjëherë kuadratin e mbrojtur nga Consigli. Mario Pasalic e më pas Maehle i shkojnë pranë golit, por topi nuk ndalet në rrjetë.
Megjithatë, për të prishur ekuilibrat e takimit mendon Sassuolo që realizon golin e parë me anë të mbrojtësit grek Georgios Kyriakopoulos. Atalanta nga ana tjetër nuk e humbet toruan dhe vendos baraspeshën në fundin e pjesës së parë me kraotin Mario Pasalic.
Në barazim 1-1 mbyllet pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Atalanta e nis menjëherë me gol. Këtë herë është Lookman që kalon Atalantën për herë të parë në avantazh. Ky ishte edhe goli që vulosi rezultatin final të takimit dhe i dhënë pikët e plota bergamaskëve.
Pas 10 javësh, Atalanta merr keun në tabelën e klasifikimt dhe ngjitet në kuotën e 24 pikëve, një më shumë se Napoli që ka ende një ndeshje më shumë për të luajtur. Sassuolo ndërkohë renditet në vendin e 9-të me 12 pikë. /oversport.tv
Foto: Atalanta B.C. Twitter