Atalanta bën goditjen e parë, 22 milion euro për lojtarin e Sassuolos

Atalanta ka arritur që të bëjë goditjen e parë në merkaton e janarit, duke blerë Jeremie Boga nga Sassuolo. Të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe kartoni i lojtarit do të kushtojë 22 milion euro plus bonuse.

Mesfushori me tipare sulmuese do të zhvillojë vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme në Bergamo, ndërsa të hënën tratativa do të jetë përfundimtare në çdo detaj.

Trajneri Gasperini kishte kohë që e kërkonte lojtarin dhe tashmë që dëshira iu plotësua nga skuadra zikaltër mund të largohet Aleksej Miranchuk për të cilin kanë shfaqur interes Genoa dhe Verona.

Boga është grumbulluar nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë për Kupën e Afrikës që do të fillojë në 9 janar, prandaj nuk do të jetë në dispozicion të Gasperinit deri në 6 shkurt. / Oversport.tv