Atalanta është shumë pranë ndryshimit të pronësisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Precassi më në fund ka gjetur një marrëveshje për të shitur shumicën e aksioneve të klubit nga Bergamo.
Ai do të heqë dorë nga 70% ose 80% e aksioneve që do t’i kalojnë tashmë fondit amerikan KKR. Për sa i përket marrëveshjes, bëhet fjalë për një shifër rreth 350 milionë euro.
Kështu Atalanta do të bëhej ekipi i gjashtë në Serie A që do të kishte pronarë amerikanë. Spezia, Milan, Venezia, Roma dhe Fiorentina kanë gjithashtu pronarë amerikanë.
Fondi KKR, me seli në Nju Jork, është një shoqëri publike e kufizuar që operon në sektorin e ekonomisë dhe investimeve. Asetet e saj vlerësohen në rreth 400 miliardë euro. /oversport.tv
Foto: atalanta.it