Atalanta e Gjimshitit gati për Fiorentinën, Live në 20.45 në Oversport 1

Atalanta-Fiorentina do të jetë ndeshja e mbrëmjes e ditës së sotme të Serie A, takim që do të transmetohet Live në Oversport në orën 20.45.

Bergamaskët kanë grumbulluar 4 pikë në këto 2 javë të para të kampionatit dhe sot përballë Fiorentinës synojnë fitoren e parë sezonale në shtëpi. Gasperini do t’i besojë portën Sportiellos, pasi Musso ka qënë i grumbulluar me skuadrën përfaqësuese të Argjentinës.

Të dëmtuarit Muriel dhe Hateboer do të mungojnë në sfidën e sotme në stadiumin “Gewiss”, po ashtu edhe i skualifikuari De Roon. Futbollisti i kombëtares Berat Gjimshiti është një kolonë fikse e mbrojtjes zikaltër dhe pritet të luajë titullar kundër Fiorentinës.

Skuadra e teknikut Italiano vjen në këtë sfidë me organikë të plotë, madje edhe portieri Dragowski rikthehet nga skualifikimi dhe merr një vend titullari. 3 pikë ka grumbulluar Fiorentina në 2 sfidat e para të Serie A.

Formacionet e mundshme:

Atalanta (3-4-1-2): Sportiello; Toloi, Palomino, Djimsiti; Zappacosta, Pasalic, Freuler, Gosens; Pessina; Ilicic, Piccoli

Fiorentina (4-3-3): Dragowski; Venuti, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Castrovilli; Callejon, Vlahovic, Sottil.

Gjyqtar i takimit: Marini