Atalanta e ka nisur keq kampionatin dhe sonte është mposhtur 1-2 nga Fiorentina. Një duel penalltish, që pa protagonist edhe Berat Gjimshitin e kombëtares sonë, i cili u ndal nga VAR në fillim të ndeshjes kur e çoi topin në rrjetë.
Fiorentina ishte cinike dhe fitoi në minutën e 33-të një penallti, pas ndërhyrjes së VAR. Dusan Vlahovic nga pika e bardhë nuk gaboi dhe i dha epërsinë skuadrës Vjollcë.
Në fillim të pjesës së dytë Fiorentina fitoi një tjetër penallti dhe sërish Vlahovic nuk u ndal, duke arritur në kuotën e 20 golave në Serie A gjatë vitit kalendarik 2021.
Më mirë se serbi kanë bërë vetëm Haaland (22 gola), Messi (23 gola) dhe Leëandoëski (30 gola) në top5 ligat kryesore të Europës. Me Fiorentinën në epërsinë e dy golave, ndeshja për Atalantën u bë edhe më e vështirë.
Në minutën e 65-të skuadra e Gasperinit fitoi një 11-metërsh dhe Duvan Zapata e hapi ndeshjen. Atalanta u mundua ta shmangte humbjen, por nuk ia doli me sukses. Fiorentina iu gëzua fitores së dytë në kampionat dhe u ngjit në vendin e gjashtë për momentin. / oversport.tv