Atalanta feston ditëlindjen, klubi zikaltër mbush 114 vjeç

Do të zbresë në fushë në orën 15:00 për të luajtur ndeshjen e radhës në kampionat në transfertë kundër Empolit, por për Atalantën sot është një ditë e veçantë, pasi feston ditëlindjen e saj të 114-të.

Klubi zikaltër përmes një postimi në Instagram, u ka dedikuar një mesazh tifozëve të saj: “Dashuria jonë është e çmendur dhe pambarim…Ka 114 vjet kjo histori dashurie…historia jonë. Shumë urime, atalantinë”.

Atalanta është një skuadër e vjetër dhe me histori në kampionatin italian, por në këto vitet e fundit skuadra nga Bergamo ka arritur majat në aspektin sportiv, pasi nën drejtimin e teknikut Gasperini ka arritur të kthehet në një nga formacionet më të mira të Serie A, që rivalizon për kreun e renditjes dhe që merr pjesë rregullisht në Champions League. / Oversport.tv