Atalanta fiton derbin ndaj Cremoneses dhe “piketon” një vend në zonën Champions

Atalanta fiton derbin lombard kundër Cremoneses, duke mposhtur 3-1 në transfertë skuadrën që zë vendin e fundit në renditjen e Serie A.

De Roon, Boga dhe Lookman shënojnë golat e fitores për skuadrën e Gasperinit, që pas këtij suksesi mund të besojnë për një vend në zonën Champions. Aktualisht zikaltërit ndodhen në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Milani i vendit të katërt.

Me vetëm 1 fitore në 28 javë kampionat, duket e paevitueshme rënia nga kategoria për skuadrën e Cremoneses, që mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 12 pikë. / Oversport.tv

Foto: Atalanta B.C. Twitter