Atalanta kërkon të forcojë ekipin, gati të sjellë në Serie A Luis Suarez

Në Bergamo ka dëshirë që ekipi të rikthehet konkurrues dhe për ta bërë këtë gjë duhen disa afrime me peshë. Kështu, ideja e fundit për Atalantën është Luis Suarez. Sulmuesi uruguaian ka përfunduar aventurën e tij me Atletico dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Sipas asaj që raporton ESPN, drejtuesit e Atalantës po shqyrtojnë mundësinë që të afrojnë në ekip Luis Suarez. Ky i fundit ka disa oferta nga Amerika, por dëshiron të qëndrojë në Europë pasi kërkon të mbajë formën e mirë për Kupën e Botës me kombëtaren e tij.

Në Bergamo, pavarësisht moshës 35-vjeçare që ka Suarez, emri i tij sjell garanci për sa i përket realizimit të golave. Një operacion ky që është preferuar edhe nga trajneri Gasperini dhe tashmë palët duhet të bien dakord për të arritur një marrëveshje. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Facebook