Atalanta në çerekfinalet e Kupës së Italisë, likuidon Venezian

Atalanta është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur skuadrën e Venezia me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e Gasperinit pret të mësojë rivalin, që do të jetë një mes Napolit dhe Fiorentinës.

Atalanta e ka dominuar ndeshjen kundër Venezia. Goli i parë, i shënuar që në minutën e 12-të nga Luis Muriel, i çliroi, por për të arritur te goli i dytë do të duhej shumë kohë.

Atalanta kishte disa mundësi për të realizuar dhe për ta mbyllur ndeshjen, por e bëri vetëm në minutën e 87-të. Pas një gabimi të miqve, Maehle nuk fali dhe e ccoi topin në rrjetë, ccka “vulosi” fatet e kësaj ndeshje.

KUPA E ITALISË – 1/8 E FINALEVE

Atalanta-Venezia 2-0
Shënues:
Luis Muriel 12’, Maehle 87’

/ oversport.tv