Atalanta në hapat e Juventusit, të rinjtë e bergamaskëve pritet të militojnë në Serie C

Atalanta është tashmë në hapat e Juventusit. Klubi bergamask i moshave U-23 synon të ngjitet në Serie C, ashtu siç tashmë po militon Juventus Next Gen (gjenerata e re e Juventusit).

Lajmi ishte transmetuar përpara disa javësh, por tashmë aplikimi nga Atalanta U-23 për t’u futur në Serie C po shkon drejt realizimit. Bergamaskët nën 23 vjeç pritet të përfshihen në Grupin A të kampionatit të ardhshëm.

Stadiumi ku do të luajë ndeshjet skuadra Atalantës së re do të jetë në provincën e Bergamos që po zhvillohen punimet. Derisa stadiumi të përfundojë, bergamaskët do të luajnë në provincën e Milanos. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook