Atalanta pret Interin, shifrat me “Big”-ët në Bergamo i ka kundër

Atalanta-Inter është një nga sfidat më interesante të kësaj jave në Serie A, që do të transmetohet si zakonisht në Oversport për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ky duel është në plan të dielën nga ora 20:45, ndërkohë që ajo që vihet re është ecuria e skuadrës së Atalantës kundër skuadrave që luajnë për zonën euro këtë sezon, në Bergamo

Atalanta ka marrë vetëm një pikë në ndeshjet brenda, falë një barazimi kundër Lazios me rezultatin 2-2, ndërsa nga Milani e Roma është mposhtur. / oversport.tv