Atletico bie në Bilbao dhe rrezikon Championsin, paqe në derbin e Valencias

Atletico Madrid rrezikon kualifikimin në Champions League. Skuadra e Diego Simeone u mposht në transfertë sot, me rezultatin 0-2, dhe tani Real Betis në rast fitoreje ka mundësinë t’i afrohet me një pikë dhe t’i rrezikojë vendin e katërt.

Baskët kaluan në epërsi që në minutën e tetë, pas një autogoli të shënuar nga Hermoso. Atletico Madrid u mundua të barazonte dhe kishte disa mundësi, me Griezmann që goditi edhe traversën në një rast.

Një penallti në fillimin e pjesës së dytë i dha qetësinë skuadrës së Athletic Bilbao, që shënoi me Inaki Williams dhe tani ka ngushtuar në një pikë diferencën me Villarreal për zonën euro.

NDESHJA TJETËR – Valencia nuk ia ka dalë të fitojë në derbi kundër Levante, edhe pse shënoi e para me anë të Hugo Duro. Kjo sfidë përfundoi më rezultatin e barabartë 1-1.

Duarte ishte ai që ndëshkoi Valencian në minutën e 81-të të ndeshjes, duke shfrytëzuar epërsinë numerike. Valencia luajti për një orë me një lojtar më pak, pasi Gaya u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 31-të.

LALIGA – JAVA 34

Valencia-Levante 1-1
Shënues:
Duro 27’ / Duarte 81’

Athletic Bilbao-Atletico Madrid 2-0
Shënues:
Hermoso (aut.) 8’, Williams (pen.) 56’

Foto: Athletic Club, Twitter