Atletico ëndërron Soler, por më parë duhet të shesë dikë në mesin e fushës

Pasi ka përforcuar mesfushën me Witsel, që erdhi si një lojtar i lirë, Atletico Madrid kërkon të bëjë një tjetër goditje në këtë repart dhe emri më i pëlqyer është Carlos Soler.

Por sipas asaj që shkruan “AS”, që lojtari i Valencias të vihet nën urdhrat e Simeones, klubi madrilen duhet të shesë një emër të njohur në mesin e fushës.

Kandidati kryesor për tu larguar nga Madridi duket Thomas Lemar,  që ka edhe një vit kontratë, por edhe Saul, që është rikthyer pas huazimit te Chelsea. De Paul dhe Kondogbia duket se nuk rrezikojnë që të largohen nga Atletico. / Oversport.tv