Atletico futet në garë, i prish punë Juventusit dhe Romës për mesfushorin

Boubacar Kamara është një nga objektivët kryesor të merkatos për Romën. Bashkë me kryeqytetasit, pas tij është edhe Juventusi që ditët e fundit ka kërkuar informacione nga klubi dhe agjenti i lojtarit për mundësinë e transferimit në Torino.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Marca, në garë për mesfushorin me tipare mbrojtëse është futur edhe Atletico Madrid. Kontrata e Kamara me Marseille skadon në fundin e sezonit, dhe Roma me Juventusin po kërkojnë ta afrojnë atë në merkaton verore.

Nga ana tjetër, Atletico kërkon të bëjë surprizën duke e afruar atë që në këtë sesion merkatoje. Ata i kanë ofruar Merseille 5 milionë euro në mënyrë që mos ta humbin lojtarin me parametër zero. Një ofertë që është refuzuar nga klubi francez, i cili kërkon 10 milionë euro.

Gjithmonë sipas Marcas, “Los Colchoneros” do të diskutojnë edhe njëherë me Marseille për afrimin e 22-vjeçarin në orët e fundit të merkatos. /oversport.tv