Atletico humb yllin e sulmit kundër Milanit, UEFA e dënon me dy ndeshje

Antoine Griezmann nuk do të jetë në gjendje të luajë për Atleticon e Madridit në Champions League për dy javë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë UEFA e cila e ka dënuar francezin me dy ndeshje, pas kartonit të kuq që mori në sfidën ndaj Liverpool.

Kështu, Griezmann do të mungojë në ndeshjen shumë të rëndësishme në mesjavë të Atleticos që do të sfidojë Milanin. Diego Simeone do të duhet t’i bëjë llogaritë pa francezin.

Ndërkohë, sfida tjetër që francezi do të humbasë është ajo ndaj Portos në Portugali. Kjo është edhe ndeshja e fundit për fazën e grupeve për Atleticon. /oversport.tv