Atletico Madrid po bën lëvizje konkrete për të marrë shërbimet e Reinildo Mandava. Sipas shtypit francez, klubi spanjoll i ka bërë ofertën e parë zyrtare Lille, ndonëse fillimisht mendohej që të firmosej me mbrojtësin në fund të sezonit, kur ai do të ishte një lojtar i lirë.
Duket se planet e madrilenëve kanë ndryshuar dhe tashmë duan që të mbyllin me sukses transferimin e lojtarit nga Mozambiku që në merkaton e janarit.
Mandava është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionëve në fuqi të Francës dhe ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij me Lille. Në gjurmët e tij në të kaluarën kanë qenë edhe Napoli dhe Lazio. / Oversport.tv