Atletico Madrid leksion Barcelonës, Real Madrid e merr mesazhin

Atletico Madrid zhyt në krizë Barcelonën dhe ushtron presion te Real Madrid, duke e barazuar me pikë. Skuadra e Diego Simeone triumfoi me rezultatin e pastër 2-0.

Lemar ishte ai që i ndëshkoi katalanasit sapo kaloi gjysma e pjesës së parë, me një gol pas një aksioni fantastik.

Atletico shfrytëzoi në maksimum momentin jo dhe nervozizmin e Barcelonës dhe në fundin e pjesës së parë shënuan edhe golin e dytë.

Luis Suarez ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe nuk festoi, edhe pse përbrenda tij do donte shumë në shenjë hakmarrje për mënyrën se si u trajtua nga Koeman.

Në LaLiga u luajtën edhe tre takime të tjera sot, teksa tre pikëve iu gëzuan Osasuna dhe Mallorca, kurse Valencia barazoi kundër Cadiz në transfertë.

LALIGA – JAVA 8
Osasuna-Rayo Vallecano 1-0
Shënues:
Sanchez 91’
Mallorca-Levante1-0
Shënues:
Baba 74’
Cadiz-Valencia 0-0
Atletico Madrid-Barcelona 2-0
Shënues:
Lemar 23’, Suarez 44’

/ Oversport.tv